zoom

Aktualitet

Tërmeti “shkund” Elbasanin, lëkundjet ndihen edhe në Durrës

Tërmeti “shkund” Elbasanin, lëkundjet ndihen edhe në Durrës

Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në zonën e Elbasanit, duke shkaktuar lëkundje që janë ndjerë edhe në  Durrës.

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 22 kilometra në jugperëndim të Elbasanit dhe 16 kilometra në verilindje të Lushnjës, ndërsa thellësia është regjistruar 10 kilometra.

Lëkundjet kanë krijuar shqetësim tek banorët e zonës, por deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar apo dëme materiale. Autoritetet po vijojnë të monitorojnë situatën./ Zoom.al

Postime të lidhura