zoom

Bota

Tërmeti i fortë shkund Japoninë

Tërmeti i fortë shkund Japoninë

Një tërmet me magnitudë 6.3 ka goditur veriun e Japonisë këtë të premte, duke panik te banorët e zonës.

Sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze, epiqendra e lëkundjeve sizmike është lokalizuar pranë brigjeve të prefekturës Miyagi, në një thellësi rreth 50 kilometra nën tokë. Autoritetet bënë me dije se, deri tani, nuk është lëshuar alarm për cunami.

Tërmeti vjen vetëm pak javë pasi një tjetër lëkundje e fuqishme me magnitudë 7.7 goditi të njëjtin rajon në muajin prill, duke aktivizuar atëherë paralajmërimet për valë cunami.

Si masë sigurie, kompania hekurudhore “East Japan Railway” ka pezulluar përkohësisht lëvizjen e trenave të shpejtësisë së lartë “Shinkansen”, ndërsa po kryhen kontrolle në infrastrukturë./ Zoom.al

Postime të lidhura