Aplikacion
Një tërmet me magnitudë 7.2 ka goditur pasditen e sotme Japoninë, duke shkaktuar alarm për një valë të mundshme tsunami dhe duke krijuar panik mes banorëve.
Lëkundjet u regjistruan në prefekturën Aomori, në skajin verior të Japonisë kontinentale.
Fillimisht u raportua një magnitudë 6.7, por autoritetet sizmologjike e përditësuan shpejt në 7.2 dhe lëshuan paralajmërimin zyrtar për rrezikun e tsunamit.
Mediat japoneze konfirmuan se dridhja ka ndodhur pak pas orës 15:00 me orën europiane.
Deri tani nuk ka të dhëna për viktima apo dëme serioze materiale, por niveli i shqetësimit mbetet i lartë për shkak të fuqisë së tërmetit dhe frikës se mund të pasohet nga valë detare.
Autoritetet japoneze po monitorojnë situatën dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të zonave bregdetare të qëndrojnë të gatshëm për evakuim nëse është e nevojshme./ Zoom.al