zoom

Bota

Alarm për cunami, Ambasada e Shqipërisë në Japoni mesazh të rëndësishëm

Alarm për cunami, Ambasada e Shqipërisë në Japoni mesazh të rëndësishëm

Ambasada e Shqipërisë në Japoni ka publikuar një mesazh të rëndësishëm për shtetasit shqiptarë që ndodhen atje, pas alarmit për cunami të shkaktuar nga tërmeti i fuqishëm në Gadishullin Kamchatka në Rusi.

Në njoftim, ambasada kërkon nga shqiptarët që të ndjekin me kujdes informacionet e autoriteteve vendase dhe të respektojnë plotësisht udhëzimet e tyre.

Gjithashtu, janë dhënë numrat e kontaktit për çdo nevojë apo emergjencë:

WhatsApp: +81-70-9023-3905

+81 80 4357 2971

Tërmeti me magnitudë 8.8 ballë të shkallës Rihter goditi Kamchatkën rreth orës 11:25 të mëngjesit, duke shkaktuar paralajmërime për cunami dhe evakuime në Japoni dhe SHBA./ Zoom.al

Postime të lidhura