zoom

Bota

Tërmet 8.8 ballë në Rusi, paralajmërim për cunami në Paqësor! Evakuime në Japoni e SHBA

Tërmet 8.8 ballë në Rusi, paralajmërim për cunami në Paqësor! Evakuime në Japoni e SHBA

Evakuime janë duke u zhvilluar në Japoni, Hawaii dhe disa pjesë të Bregut Perëndimor të SHBA-së, pasi një tërmet me magnitudë 8.8 ballë në Gadishullin Kamchatka në lindje të largët të Rusisë ka shkaktuar paralajmërime për cunami në të gjithë Oqeanin Paqësor.

Valë cunami deri në 3-4 metra janë raportuar në Kamchatka, ndërsa valë 30 cm kanë goditur një qytet në Hokkaido, Japoninë veriore.

Guvernatori i Hawaiit, Josh Green, u ka kërkuar njerëzve të ndjekin urdhrat e evakuimit dhe të qëndrojnë të qetë, ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i këshilloi amerikanët të jenë në gatishmëri për paralajmërimet për cunami.

Disa njerëz janë plagosur në Kamchatka për shkak të tërmetit dhe priten lëkundje të forta pasuese, raporton agjencia e lajmeve TASS.

Alarme për cunami të niveleve të ndryshme janë lëshuar gjithashtu në pjesë të Kinës, Filipineve, Indonezisë, Guamit, Perusë dhe Ishujve Galapagos pranë Ekuadorit.

Postime të lidhura