zoom

Bota

Tërmeti shkund Greqinë, magnituda dhe ku ishte epiqendra

Pas tërmetit në Karapthos ditën e djeshme, një tjetër tërmet ka shkundur Greqinë.

Një tërmet me magnitudë 3.6 Rihter ka lëkundur ishullin grek të Kretës, në qytetin e Chania.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit u shënua në det, 13 kilometra në perëndim në veriperëndim të Paleochora.

Nuk raportohet për të lënduar dhe dëme materiale.