zoom

Aktualitet

Temperatura përvëluese në fundjavë/ Si do të jetë moti në ditët e para të korrikut

Temperatura përvëluese në fundjavë/ Si do të jetë moti në ditët e para të korrikut

Kjo fundjavë pritet të jetë ndër më të nxehtat e këtij muaji, me temperatura që do të arrijnë kulmin të shtunën dhe të dielën.

Sipas parashikimeve nga Instituti i Gjeoshkencave, në zonat e ulëta termometri pritet të shënojë deri në 39°C, ndërsa në zonat bregdetare deri në 33°C, dhe në ato malore 30°C.

Parashikimi për fundjavën:

  • Zonat bregdetare: 22°C – 33°C
  • Zonat e ulëta: 20°C – 39°C
  • Zonat malore: 17°C – 30°C

Të hënën pritet një rënie e lehtë e temperaturave, por vlerat do të mbeten sërish të larta, deri në 36°C në zonat e ulëta.

Meteorologët paralajmërojnë gjithashtu një rritje të ndjeshme të rrezikut nga zjarret, veçanërisht në qarqet Fier, Lezhë, Durrës, Tiranë, si dhe Gjirokastër, Berat dhe Shkodër.

Sipas IGJEUM, edhe muaji korrik pritet të vijojë me mot të nxehtë. Tre javët e para të muajit do të shënojnë temperatura 3–6 gradë mbi mesataren sezonale.

Postime të lidhura