Aplikacion
Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 6-13m/s.
Ndërsa valëzimi në det do të arrijë 1-2 ballë.
Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë me 1 deri në 2 gradë. Vlera më e ulët gjatë ditës do të jetë në Korçë, 31 gradë, ndërsa më e larta në Elbasan, Gjirokastër e Berat, 36 gradë./ Zoom.al





