Aplikacion
Pjesa më e madhe e territorit, në orët e para të mëngjesit dhe mesditës, do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, që do të jenë më të dukshme përgjatë vijës bregdetare.
Ndërsa pas mesdite kemi shtim gradual të vranësirave në të gjithë vendin.
Gjithashtu rritet ndjeshëm lagështia në ajër, duke bërë që në zonat lindore dhe pjesërisht në qendër të territorit të krijohet mundësi për reshje afatshkurtra shiu, ndërsa në zonat juglindore reshjet do të jenë në formë rrebeshi.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes, edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 33°C pritet vlera maksimale në qytetin e Beratit.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë./ Zoom.al