zoom

Aktualitet

Po vjen vala e të nxehtit! Temperatura përvëluese në ditët e fundit të qershorit

Po vjen vala e të nxehtit! Temperatura përvëluese në ditët e fundit të qershorit

Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar një rritje të ndjeshme të temperaturave në ditët e fundit të muajit qershor, me vlerat që pritet të arrijnë deri në 39°C.

Sipas sinoptikanes Anira Gjoni, vala e të nxehtit do të nisë që nesër, me temperatura që do të ngjiten fillimisht në 36°C, për të kulmuar në fundjavë.

Qytetet më të prekura nga ky valë e të nxehtit do të jenë Berati, Fieri dhe Gjirokastra, të cilat pritet të regjistrojnë temperaturat më të larta në nivel kombëtar.

“Nuk presim të kemi reshje. Temperaturat vijojnë të qëndrojnë 3-6 gradë mbi normat, ku edhe java e parë e korrikut do të jetë e nxehtë”, tha Anira Gjoni./ Zoom.al

Postime të lidhura