zoom

Aktualitet

Parashikimi i motit, temperatura rekord nesër

Parashikimi i motit, temperatura rekord nesër

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave në relievet malore në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10 m/s.

Ndërsa valëzimi në det do të arrijë 1-2 ballë.

Ndërsa temperaturat do të rriten më tej nesër, duke regjistruar vlera rekord për qershorin, 38 gradë në Gjirokastër, Fier e Elbasan./ Zoom.al

Postime të lidhura