zoom

Aktualitet

Temperatura përvëluese përfshijnë vendin tonë, çfarë paralajmëron meteorologia

Temperatura përvëluese përfshijnë vendin tonë, çfarë paralajmëron meteorologia

Shqipëria do të përballet me disa ditë me temperatura përvëluese, paralajmëron meteorologia Tanja Porja.

E ftuar në emisionin Dita Jonë, meteorologia njoftoi se vala e të nxehtit do të përfshijë disa qarqe të vendit duke nisur nga dita e nesërme, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 39°C në zona si Berati, Kopliku, Tirana, Gjirokastra dhe Elbasani.

Kjo situatë pritet të zgjasë deri pas datës 10 korrik, kur një rënie e lehtë e temperaturave do të ndjehet edhe në Shqipëri, si pasojë e një sistemi stuhish që do të përfshijë pjesën më të madhe të Evropës.

“Pas mesnatës dhe deri në mëngjes është freskët. Kemi natë tropikale me temperatura mbi 20 gradë. Mesdita ka qenë përvëluese. Sot presim 39 gradë në qarkun e Beratit. Ka edhe prezencë lagështirë gjatë këtyre ditët. Nesër do të ketë temperatura 39 gradë në Koplik, në Tiranë, Gjirokastër, Elbasan. Prej datës 10 stuhi të fuqishme pritet të godasin Evropën. Ne si Shqipëri do të përjetojmë vetëm një rënie të temperaturave. Këto janë temperatura shumë të larta,” u shpreh Porja.

Postime të lidhura