zoom

Bota

Të shtëna me armë zjarri në metro, 13 persona të plagosur në New York

Të shtëna me armë zjarri në metro, 13 persona të plagosur në New York

Një numër i njerëzve kanë mbetur të plagosur dhe pajisje të pashpërthyera janë gjetur në metronë e Brooklyn-it në New York.

Mediat amerikane raportojnë se një hetim i gjerë është duke u zhvilluar pas të shtënave në stacionin e Sunset Park, derisa njerëzve po u kërkohet që shmangin atë pjesë, shkruan NBCNewyork.

Sipas raportimeve, deri tani thuhet se kanë mbetur të plagosur pesë persona  nga një person i cili kishte të ngjitur një maskë gazi dhe një jelek portokalli të ndërtimit, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes pa u kapur.

Disa burime që citojnë mediat amerikane thonë se sulmuesi mund të ketë hedhur një pajisje para se të hapte zjarr në këtë stacion.

Ende nuk dihet saktë shkalla e lëndimit të viktimave.