zoom

Aktualitet

Të shtëna me armë në Mamurras gjatë operacionit të policisë, një i plagosur

Të shtëna me armë në Mamurras gjatë operacionit të policisë, një i plagosur

Një operacion i Policisë së Shtetit në Mamurras është shoqëruar me të shtëna armësh, duke lënë të plagosur një person të shpallur në kërkim.

Sipas të dhënave paraprake, forcat operacionale kishin ndërhyrë për arrestimin e një personi që kërkohej nga autoritetet. Gjatë aksionit, i dyshuari raportohet se ka kundërshtuar efektivët dhe ka hapur zjarr në drejtim të tyre.

Në këto rrethana, policia është kundërpërgjigjur me armë për të neutralizuar situatën. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, personi i kërkuar ka mbetur i plagosur.

Pas ndërhyrjes së forcave të rendit, i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitali i Traumës, ku po merr ndihmën mjekësore./ Zoom.al

Postime të lidhura