Aplikacion
Disa të shtëna me armë zjarri u raportuan mesditën e kësaj të mërkure në Malësi të Madhe.
Një person qëlloi me armë zjarri ndaj grupit të policisë, që po ushtronte kontroll në zonë.
Aksioni ishte për goditjen e një rasti të kultivimit të lëndëve narkotike në Repisht të Malësisë së Madhe.
Nga të shtënat nuk raportohen efektivë të plagosur.
Ndërkohë, pas kësaj ngjarjeje janë nisur drejt Repishtit forcat speciale të RENEA, FNSH dhe forca të tjera të policisë Shkodër.
Ata janë vënë në kërkim të personit që qëlloi me armë zjarri gjatë kontrolleve tw policisë.
Nafta bie me mbi 9% pas sinjaleve për ulje të tensioneve SHBA-Iran
