zoom

In Zoom

Nga 10 deri në 14 mijë të infektuar me covid ndalohen të votojnë më 25 prill

Nga 10 deri në 14 mijë të infektuar me covid ndalohen të votojnë më 25 prill

Të infektuarve me Covid-19 u mohohet e drejta për të votuar. Më 25 prill asnjë prej tyre nuk do të lejohet t’u drejtohet qendrave të votimit.

Kryetari i KQZ e kishte paralajmëruar javën e kaluar, kryeministri Edi Rama e përforcoi sot në konferencën e perjavshme me gazetarët.

“Do bëjmë të njëjtën gjë që kanë bërë vendet e tjera, që për ata të cilët janë të testuar pozitivë, e nuk janë negativizuar nuk bëhet fjalë fare duhet të qëndrojnë në shtëpi, ata duhet të vetëkarantinohen etj. E kemi parë këtë, është e vërtetë, ky shqetësim e kjo është ajo që kanë bërë vendet e tjera, se ka pasur zgjedhje e do ketë në këtë kohë pandemie e kështu është vepruar” u shpreh kryeministri.

Shqipëria ka rreth 1 mijë të infektuar në ditë dhe nga një përllogaritje e thjeshtë rezulton se të nga 10 në 14 mijë persona nuk do të lejohet të votojnë të dielën e 25 prillit. ©Zoom.al