zoom

Slider

Të gjithë janë impresionuar nga Bellingham, mesfushori tregon sekretin…

Jude Bellingham e ka nisu në mënyrë të shkëlqyer sezonin te Reali i Madridit  duke shënuar 10 gola në 10 ndeshje.

Trajneri Carlo Ancelotti i ka gjetur pozicionin ideal në fushë dhe talenti anglez po impresionon me futbollin e tij.

“Reali i Madridit është klubi ku unë dua të qëndroj për 10 ose 15 vitet e ardhshme të jetës sime. Më pëlqen të jem këtu dhe jam përmirësuar shumë që kur kam ardhur, nuk kam asnjë dyshim”, tha Bellingham pas fitores së Anglisë 3-1 ndaj Italisë.

Gjithashtu ai u ndal edhe tek Ancelotti dhe besimi që i ka dhënë. “Carlo më tha se pozicioni në të cilin luaj tani është ai ku më sheh. Më pëlqen liria që ai më jep dhe të qenët i rrethuar nga lojtarë me aq shumë cilësi më çon në një nivel tjetër”, u shpreh Bellingham. /zoom.al/