zoom

Aktualitet

Tabaku kallëzon në SPAK Erion Veliajn: Punime pa tender në periudhë zgjedhore, krim elektoral

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabaku ka kallëzuar në SPAK kryebashkiakun Erion Veliaj, të cili e akuzon për punime pa projekt dhe prokurim në disa rrugë të njësisë 2, ku po hidhet “asfalt elektoral”.

“Sot kanë ardhur për të hedhur asfalt elektoral, me një kompani pa tender, me një kompani e cila nuk dihet kush është. Kanë ardhur këtu dhe kanë hedhur zhavorr, siç po bëjnë në pjesën më të madhe të rrugicave të degës numër 2. Kjo rrugicë sot denoncohet dhe shkon në SPAK. Erion Veliaj, Florian Pullazi, kushdo tjetër që bën vepra të tilla penale, do të denoncohet për krimet elektorale”, u shpreh Tabaku.

Sipas saj, Veliaj po përpiqet të mashtrojë qytetarët për t’i marrë votën më 25 prill.

 “Qytetarët ë Tiranës e të gjithë Shqipërisë e dinë që pavarësisht se çfarë ndodh, në këto 10 ditë e pavarësisht sesi sillen në këto 10 ditë janë po të njëjtët. Janë ata që i kanë detyruar shqiptarët të largohen masivisht, janë ata që varfëruan familjet shqiptare, janë ata që i kanë lënë edhe pa ujë, pa drita, pa ushqim. Që kanë shkaktuar eksodin më të madh të shqiptarëve në këto 30 vite. Edi Rama, Erion Veliaj e kushdo tjetër, ta harrojë se qytetarët e Tiranës do shiten për një dorë asfalt, e për një dorë zift. Investime si ky që po bëhen në rrugicat e degës 2 ,janë thjesht shembulli i paaftësisë së tyre, i arrogancës së tyre. Këta nuk ofrojnë dot asgjë tjetër përveç këtij modeli. Këta i kanë lënë më harresë qytetarët e Tiranës. Mos harroni! Mos harroni që ata që ju varfëruan për 8 vite, ata që ju detyruan të largoheni për 8 vite, ata që kanë shkaktuar korrupsionin më të madh në 8 vite nuk mund të ndryshojnë.