zoom

In Zoom

Asfalt elektoral – ARRSH e Ballukut, miliona euro për tendera në fushatë

Në dukje ngjan me një fushatë pa shumë shpenzime. Socialistët do t’i përdorin 1.5 milionë dollarët e dhëna nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për të mbjellë pemë.

1 milionë dollarët e demokratëve do t’i marrë Enkelejd Alibeaj, që nuk ka kandidatë as sa një e treta e bashkive. Se si do t’i shpenzojë dhe si do t’i justifikojë shpenzimet, mbetet për t’u parë.

Demokratët e Berishës janë pa fond. PL-istët e Metës do të kenë 100 mijë dollarë.

May be an image of text that says 'LISTA E PLOTE E PARTIVE QẺ PERFITOJNE FONDE: PS-151 494 783 lekë 402 261 lekë PDIU- 658 lekë PBDNJ 8018647 lekë PR- 669 lekë PAA 8018647 lekë PLZHK- 8018647 lekë Lëvizja Legalitetit 8018647 lekë PL- 15 577 215 lekë PSD- 12 266 269 lekë Nisma Thurje 636 lekë zoom news'

Por kjo është ajo çfarë pasqyrohet në letra.

Në realitet, socialistët, tre aktivitetet e para të zhvilluara në Tiranë e Durrës i patën “luksoze”, me skena me ekranë gjigantë, ndriçime e foni të kushtueshme për të shpërndarë sa më fort tingut e këngës tallava të zgjedhur si kolonë zanore për fushatën.

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe turmë

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe turmë

Por PS-istët kanë frikë se zhurma e “tallavasë” nuk mafton që t’i bindin votuesit t’u besojnë sërish.

Në zgjedhjet e kaluara Edi Rama përdori fushatën e “Rilindjes Urbane”, me shpenzime marramendëse qindra miliona eurosh për të ndryshuar qendrat e disa qyteteve. Investimi i funksionoi. Por pas pak vitesh qytetarët panë se asgjë nuk ndryshoi me këto investime: të rinjtë vijuan të largohen në masë, të ardhurat e tyre ngelën në vend, ekonomitë lokale nuk pësuan ndonjë ndryshim, tendrat vijuan t’u jepen bizneseve pranë pushtetit, ndërsa infrastruktura rrugore degradoi shkallë-shkallë në raport me distancën nga qendrat urbane të mirë-investuara.

Megjithatë, socialistët duket se do ta vazhdojnë strategjinë e përdorimit të parave publike për të ndërhyrë në infrastrukturën rrugore në bashki të ndryshme në fushatë elektorale.

Në Tiranë, kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, që kërkon një mandat të tretë, i ka mbushur ekranet me filmime të montuara ku ai u qëndron në kokë arrnimeve të asfaltit në rrugë e blloqe banimi.

Erion Veliaj: Tirana nuk ka qenë kurrë më mirë se sot! | Gazeta Koha Jone

Në mjaft bashki të tjera, një pjesë e mirë e fondeve po përdoren në këtë periudhë parazgjedhore për të shtruar asfalt elektoral.

Në të njëjtën linjë duket se janë edhe orientimet për të përdorur paratë e Autoritetit Rrugor Shqiptar, i cili varet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Po të shohësh prokurimet e shpallura së fundi nga ARRSH (shih tabelën e mëposhtme në Zoom.al), thuajse 100% e tyre janë për asfaltim e projekte rrugësh.

Bie në sy fakti se 2 nga 10 tendrat e fundit të rrugëve janë në zonën e Dibrës, ku ministrja Balluku është drejtuese politike e qarkut.

Asfalt po hidhet nëpër rrugë e lagje edhe në bashki të tjera ku socialistët nuk ndihen të sigurt, si Durrës, Elbasan, Lezhë, Kukës, Korçë, Mat etj.

Në rrjetet sociale po denoncohen me foto e pamje filmike se si punimet po kryhen pa cilësi, një shpërdorim i pastër ky i parasë publike dhe një rast flagrant për t’u hetuar nga prokuroritë e rretheve dhe SPAK.

Shpërthejnë memet/ Asfalti elektoral i Veliajt në Tiranë thyen rrjetin - Vendi

A do t’u mjaftojë “rilindasve” asfalti për të qëndruar në pushtet?

Edi Rama ka treguar gjatë 3 mandateve në bashkinë e Tiranës dhe 3 mandateve në qeveri, se përveç përdorimit të projekteve publike, ka pasur gjithnjë skenarë befasues. Raportet e OSBE-ODIHR kanë evidentuar blerjen e votës, përdorimin e pushtetit dhe të administratës, ndërsa opozita, veç asfaltit dhe parave në dorë për blerje të votave, e ka akuzuar edhe  për përdorimin e grupeve kriminale, të parave të kokainës dhe kanabisit, për mbledhje të kartave të identitetit të votuesve të djathtë, për manipulim të listave. /Zoom.al