zoom

Slider

Sylvinho me këmbë në tokë: Janë 4 skuadra në garë, duhet përgatitje e mirë! Brojës i duhet…

Teksa afron java emocionuese e EURO 2024, trajneri brazilian Sylvinho ndodhet në konferencë para sfidave me Moldavinë e Ishujt Faroe. “Jemi në situatë kur në grup janë 4 skuadra në lojë për tu kualifikuar. Nuk kemi frikë! Kurrë! Por sigurisht të impenjuar për tu përgatitur mirë për garën. Kush shkon në fushë 90 minuta duhet të përgatitet mirë.

Të gjithë janë në garë. Kemi vetëm një mungesë që është Mihaj se nu kia doli dot, të tjerët janë gati dhe të ndërgjegjshëm se duhet të pëgatitemi sa më mirë për këto sifdat finale” tha trajneri. Trajneri Sylvinho ndodhet në konferencë para sfidave me Moldavinë e Ishujt Faroe.

“Broja duhet të respektojmë shëndetin e tij. Stafi Teknik monitoron 56 lojtarët. Broja nga 12 tetori kur u rikthye tek Çelësi pasi ishte në kombëtare nuk ka luajtur asnjë ndeshje. Sot bëhen saktësisht 11 muaj nga dëmtimi I tij. Një dëmtim shumë I rëndë dhe në të tilla situate lojtari ka nevojë për kohë. Ka bërë disa minuta por pas rikthimit tek Çelësi nuk ka luajtur që pas pauzës së fundit të kombëtares.

Mihaj luajti për 82 minuta por që pësoi dëmtoi dhe sipas mjekëve duhet të qëndrojë për 3 – 4 javë jashtë fushave të lojës. Broja ka nevojë për kohën e duhur për tu rikthyer sa më mirë në fushë pas një dëmtimi kaq të gjatë. /ZOOM.AL/