Aplikacion
Shqipëria vazhdon të mahnis që pas ndeshjes ndaj Polonisë në muajin mars.
Kuqezinjtë nuk e ulën përqendrimin e tyre as në miqësoren kundër Bullgarisë, të cilën e fituan me shifrat 2-0.
Trajneri Sylvinho ka mbetur i kënaqur me atë çfarë ekipi i tij ka dhënë në fushën e lojës.
Brazilian ka shkruar në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram” se rezultatet po tregojnë që skuadra është në rrugën e duhur.
“Përmbyllëm një tjetër periudhë jashtëzakonisht pozitive stërvitjesh dhe ndeshjesh. Rezultatet e mira që morëm tregojnë se jemi në drejtimin e duhur dhe se sëbashku jemi më të fortë. Dua të vlerësoj impenjimin dhe dedikimin e futbollistëve, stafit teknik, bashkëpuntorëve dhe stafit menaxherial. Ne gjithashtu kishim mbështetjen e madhe të fansave që na inkurajuan shumë dhe krijuan një atmosferë shumë të bukur gjatë ndeshjeve. Na kanë mbetur akoma dhe dy ndeshje dhe do të vazhdojmë ti dedikojmë gjithmone e më shumë energji për të arritur objektivin tonë që është kualifikimi në Euro 2024. Forca Shqipëri”, ka shkruar Sylvinho. /zoom.al/