Aplikacion
Borussia Dortmund nuk e ka nisur mirë sezonin e ri në Bundesliga, duke u pozicionuar në vendin e gjashtë pas 5 ndeshjesh me tri fitore dhe dy barazime.
Sulmuesi Karim Adeyemi, ka zhgënjyer pritshmërit duke mos arritur të shlyej besimin e trajnerit Edin Terzic.
Adeyemi nuk e ka provuar ende shijen e golit për këtë sezon në Bundesliga.
Lidhur me formën e tij të dobët, mediat gjermane po fajësojnë të dashurën e tij të re, këngëtaren shqiptare Loredana.
Sipas Bild, këngëtarja nga Kosova duket se po e largon atë nga futbolli dhe stërvitjet. Si rrjedhojë ai ka humbur regjimin, dhe rrjedhimisht formën fizike. Adeyemi nuk është më i njëjti lojtar në fushë.
Gjithashtu bashkë me çiftin jeton edhe vajza Hana katërvjeçare, të cilën Loredana Zefi e ka nga lidhja e mëparshme me Mozzikin. /zoom.al/