zoom

Lajme

Sulmoi klubin dhe trajnerin, Salah u kërkoi falje lojtarëve të Liverpoolit 

Sulmoi klubin dhe trajnerin, Salah u kërkoi falje lojtarëve të Liverpoolit 

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, u ka kërkuar falje shokëve të skuadrës pas shpërthimit të tij të fundit publik, ka bërë të ditur mesfushori i “Reds”, Curtis Jones.

Në një intervistë të fortë, Salah deklaroi se ishte ndjerë sikur ishte “hedhur nën autobus” nga Liverpooli dhe se marrëdhënia e tij me trajnerin Arne Slot ishte prishur. Komentet e tij erdhën pas një serie rezultatesh të dobëta për skuadrën dhe pasi ai mbeti në stol pa u aktivizuar në barazimin 3-3 ndaj Leeds United të shtunën, më 6 dhjetor.

Më pas, egjiptiani u la jashtë formacionit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit, fituar nga Liverpooli, për t’u rikthyer si zëvendësues në fitoren në shtëpi kundër Brightonit.

“Mo mund të thotë çfarë të dojë”, tha Jones për Sky Sports, para ndeshjes së skuadrës së tij ndaj Tottenhamit të shtunën.

“Ai na kërkoi falje duke thënë: ‘Nëse kam ndikuar te dikush apo ju kam bërë të ndiheni në ndonjë mënyrë, ju kërkoj falje’. Ky është njeriu që ai është”, u shpreh Jones.

“Mund të flas vetëm nga ajo që njoh unë për Mon dhe si sillet me ne. Ai ishte pozitiv, ishte i njëjti Mo si gjithmonë. Kishte një buzëqeshje në fytyrë dhe të gjithë u sollën njësoj me të. Besoj se kjo është pjesë e dëshirës për të qenë fitues dhe nuk mendoj se ai do të jetë i fundit”, përfundoi mesfushori i Liverpoolit.

Postime të lidhura