zoom

Të gjitha

Sulmet kibernetike, Eksperti i teknologjisë: Të fillojë hetimi i brendshëm për zbatimin e sigurisë

Sulmet kibernetike, Eksperti i teknologjisë: Të fillojë hetimi i brendshëm për zbatimin e sigurisë

Eksperti i teknologjisë Besmir Selmanaj ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik që iu bë Shqipërisë disa kohë më parë. Ndërsa ka përgëzuar punën e bërë ai ka ngritur edhe shqetësimin që të vendosin para përgjegjësisë edhe hallkat shtetërore që nuk kanë zbatuar asnjë protokoll sigurie.
Statusi i plotë:

Sot u konfirmu zyrtarisht nga KM qe sulmi ishte i organizuar nga nje shtet dashakeq dhe u moren masa politike. Masat politike ndaj organizatorve nuk mund te fshehin paaftesine, genjeshtrat dhe cedimin total te organizmave perkates. Ky sulm beri me se te qarte keqmenaxhimin e investimeve dhe delitantizmin profesional te ketyre institucioneve.
Me behet qejfi qe investigimi nderkombetar ka perfunduar me sukses dhe u moren masat e duhura, ajo qe duhet te behet tani eshte hetimi i brendshem dhe vendosja para pergjegjesise te hallkave shteterore qe nuk kane zbatuar asnje protokoll minimal sigurie.