Aplikacion
Qyteti i Elbasanit dhe disa zona të tjera të qarkut janë goditur këtë të premte pasdite nga një stuhi e fortë, e shoqëruar me reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të fuqishme.
Moti i keq ka nisur rreth orës 14:50 dhe brenda pak minutash në disa rrugë të qytetit u mblodh uji, çka ka vështirësuar ndjeshëm qarkullimin.

Automjetet janë detyruar të lëvizin me shpejtësi minimale për shkak të përmbytjes së pjesshme të akseve rrugore dhe uljes së dukshmërisë.
Edhe lëvizja e këmbësorëve është bërë thuajse e pamundur në disa zona, pasi reshjet e dendura dhe breshëri kanë goditur me intensitet të lartë.

Erërat e forta kanë shtuar më tej problematikën, duke rritur rrezikun në disa akse./ Zoom.al
Ambasada ruse tallet me Ballën e Gonxhen: Mos kërkoni armiq imagjinarë. Popullit i urojmë begati

