zoom

Stil

Studimi/ Folatet janë të lidhur drejtpërdrejt me parandalimin e Alzheimerit

Çfarë janë folatet dhe cili është ndryshimi mes tij dhe acidit folik?

Folatet dhe acidi folik janë e njëjta gjë. Folati është një formë e vitaminës B, e cila gjendet natyralisht në ushqim si vitamina B9.

Folatet ndihmojnë trurin e bebeve të zhvillohet dhe gjithashtu ndihmojnë shryllën kurrizore që të formohet plotësisht.

Folatet janë të nevojshme që ADN-ja dhe materialet e tjera gjenetike të krijojnë qeliza të reja.

Acidi folik është versioni sintetik i gjendur në suplemente i folatëve.

Është e rëndësishme të dimë që folatet nuk krijohen nga trupi ynë, prandaj është e rëndësishme që të ushqehemi me ushqime të cilat e kanë atë në përbërjen e tyre.

5 ushqime të cilat përmbajnë folate:

  • Edamame

 

  • Thjerrëza

  • Asparagus

  • Spinaq

  • Fasule

 

 

Studimi i publikuar nga ”Frontiers in Neuroscience”  – e cila analizon lidhjet e folateve dhe sëmundjes së Alzheimer, zbuloi se vitamina luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e sëmundjes.

Ky studim është kritik, për faktin se Alzheimer sot është sëmundja më shkatërruese e trurit e cila mund të dërgojë të prekurit në demencia, e cila prek më shumë të moshuarit.

Rezultat e studimit treguan se niveli i folateve tek personat e prekur me Alzheimer ishte më i ulët se tek ata të cilët nuk ishin të prekur nga kjo sëmundje.

Studiuesit thanë se mungesa e folatit rrit rrezikun për t’u krijuar sëmundja e Alzheimer dhe shtuan se marrja ditore e saj ndikon në riskun për mos t’u prekur prej saj./ Përgatiti: Alesia Doçi