Aplikacion
Deputetja e PS-së, Edona Bilali është pyetur nga gazetarët para seancës së sotme parlamentare, e cila është e para pas zgjedhjeve të 11 majit.
Bilali, që nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u rizgjedhur në Kuvend foli sa i takon spotit elektoral të saj gjatë fushatës që ngjalli shumë reagime kritike në rrjet.
Në spotin që u fshi më pas nga Bilali shfaqej një pacient, i cili ndodhej në krevatin e spitalit, i luajtur nga aktori i njohur Gac Kodrina, që kërkonte të dinte nëse do të ishte gjallë deri më 11 maj, pasi i kishte dhënë fjalën Edona Bilalit që do ta votonte.
Bilali u shpreh se personi në fjalë ishte një aktor humori, ndërsa theksoi se “qartësisht jashtë Shkodrës njerëzit nuk janë gati për këtë lloj humori”.
Përdorimi i një skene aq të ndjeshme dhe prekëse në kufijtë e jetës dhe vdekjes për qëllime elektorale u konsiderua si joetik dhe manipulues.
Për shkak të reagimit të fortë që pati në rrjet, Edona Bilali u detyrua ta fshinte spotin e saj elektoral nga Facebook-u, aty ku fillimisht e kishte postuar./ Zoom.al
Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta