zoom

Aktualitet

SPAK zbarkon në Dibër/ Ndalohen zyrtarët arsimorë (EMRAT)

SPAK ka zbarkuar këtë të martë në Zyrën Vendore Arsimore Dibër dhe Këshillin e Qarkut Dibër.

Mësohet se nga ky aksion janë ndaluar Fitim Farruku shef finance në Këshillin e Qarkut, Lul Dani polic bashkiak në Bashkinë Dibër, bashkëshorti i Drejtoreshës së Zyrës Vendore të Arsimit si dhe Halit Shehu Specialist Pyjesh.

Nuk dihet ende për çfarë janë ndaluar, por dyshohet se SPAK i ka ndaluar për korrupsion në sistemin arsimor.

Oficerët e SPAK mësohet se janë ende në operacion, ndërsa janë ushtruar kontrolle në zyrat e arsimit por dhe në banesa.