zoom

Politikë

E FUNDIT/ Gjykata e Lartë kthen çështjen e Saimir Tahirit ne Apel

Gjykata e Lartë ka kthyer çështjen e Saimir Tahirit në Apelin e GJKKO-së. Tashmë Tahiri do të rigjykohet nga Shkalla e Dytë, e cila do të marrë një vendim përfundimtar.

Në fakt kjo ishte dhe kërkesa e vetë ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit. Nga ana tjetër, Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtorit të Policisë Vlorë, Jaeld Çela për t’u liruar.

Gjatë seancës së sotme, SPAK kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Apelit dhe rigjykimin e dy ish-zyrtarëve, ndërsa këta të fundit kërkuan pafajësi, ose rikthimin e çështjes në Gjykatën e Apelit dhe rigjykim në Apel.