Aplikacion
Nuk dihet nëse në bashki është arritur të bëhet kontrolli, pasi për të kontrolluar zyrën duhet të jetë i pranishëm dhe vetë Veliaj, i cili ndodhet jashtë vendit, në Hamburg të Gjermanisë.
Disa agjentë kanë shkuar edhe në selinë e galerisë “Harabel”, që ndodhet në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku kanë ushtruar kontrolle dhe kanë sekuestruar dokumente e materiale të ndryshme që kanë të bëjnë me hetimet e nisura në lidhje me pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij.
Në lidhje me galerinë “Harabel” janë bërë denoncime të shumta, se mund të jetë përfshirë në pastrim parash lidhur me inceneratorin e Tiranës.
Sipas faqes zyrtare të zonjës Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt, rezulton se ajo është themeluese, pronare dhe e punësuar e dy Galerive të artit, (“GURGUR” dhe “NAAN”), bashkëthemeluese dhe drejtoreshë artistike e një platforme arti (“HARABEL”) dhe Drejtoreshë e Përgjithshme e Festivalit të Dansit Bashkëkohor të Tiranës.
Xoxa, 2 muaj pasi Erion Veliaj nënshkroi dokumentin që i dha startin projektit të inceneratorit të Tiranës, ndërroi preferencat e veta profesionale.
Fondet për kurimin, promovimin dhe instalimin e veprës janë vënë në dispozicion të “Harabel”-it nga as më pak e as më shumë sesa nga “Integrated Energy”.
Sipas denoncimeve, Ajola Xoxa për “Harabel”-in e saj, i cili ndodhet në rrugën “Ibrahim Rugova” në zonën e ish-Bllokut nuk paguan as qira dhe asnjë lloj financimi./ Zoom.al