Aplikacion
Teksa agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ushtronin kontroll në shtëpinë e tij paraditen e kësaj të premteje, kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi se ishte në Hamburg.
Pas përfundimit të vizitës së tij, ku mes të tjerash zhvilloi takim me kryebashkiaun e Hamburgut, Peter Tschentscher, Veliaj është kthyer në Tiranë.
Zoom.al ka siguruar foton e Erion Veliajt teksa udhëton nga Humburgu drejt Tiranës. Ai ndodhet në avion, i veshur sportiv dhe me kapele në kokë.

Mësohet se kryebashkiaku Veliaj është në hetim nga SPAK për aferën e inceneratorëve, dosjen 5D, si edhe nën hetim pasuror së bashku me familjen.
Erion Veliaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme më 30 Prill ku u mor në pyetje në lidhje me inceneratorin e Tiranës.