zoom

Lajme

Agjentët e BKH-së kontroll në banesën e Erion Veliajt, kryebashkiaku njofton se është në Hamburg

Agjentët e BKH-së kontroll në banesën e Erion Veliajt, kryebashkiaku njofton se është në Hamburg

Teksa agjentët e BKH-së kanë shkuar për kontroll në banesën e Erion Veliajt, ky i fundit ka njoftuar se ndodhet në Hamburg të Gjermanisë.

Në një njoftim, kryetari i Bashkisë së Tiranës zbuloi se ka shkuar në një vizitë dyditore në qytetin gjermane ku është takuar me kryebashkiaun e Hamburgut, Peter Tschentscher.

Gjithashtu, ai ka zhvilluar takime edhe me Presidenteb e Parlamentit të Hamburgut, Carola Veit, si dhe me anëtarë të Komitetit për Çështjet Europiane.

Ndërsa ditën e sotme do të marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët të Dhomës së Tregtisë së Hamburgut, ku pjesëmarrëse do të jenë kompani gjermane të interesuara për të investuar në Shqipëri, sipas njoftimit të zyrës së shtypit.

Mësohet se kryebashkiaku Veliaj është në hetim nga SPAK për aferën e inceneratorëve, dosjen 5D, si edhe nën hetim pasuror së bashku me familjen.

Kujtojmë që Erion Veliaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme më 30 Prill ku u mor në pyetje në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Ndërkohë më 25 Tetor, u shkaktua “tërmet” në Bashkinë e Tiranës, ku një duzinë drejtorësh dhanë dorëheqjen në mënyrë të papritur ose u është komunikuar largimi.

Të 12 drejtorët u larguan nga detyra ose paraqitën dorëheqjen pasi iu është kërkuar nga kryetari i Bashkisë. Por lëvizja erdhi në një kohë kur zëra në korridoret e politikës flisnin për një tjetër reprezalje të SPAK në Bashkinë e Tiranës pas arrestimit të disa drejtorëve për aferën korruptive të ashtuquajtur “5D”.

Pak kohë më parë disa media raportuan se Erion Veliajt i është ndaluar lëvizja jashtë vendit dhe i është marrë pasaporta, por këto njoftime ranë poshtë pasi ai udhëtoi disa herë jashtë vendit. Veliaj është pyetur për aferën e inceneratorit të Tiranës, ndërsa SPAK po kryen hetime në Bashkinë e Tiranës edhe për çështje të tjera korruptive.

Postime të lidhura