zoom

Aktualitet

SPAK kërkon rikthinin e Lefter Kokës në qeli, ish-ministri nuk gjendet në Shqipëri

SPAK kërkon rikthinin e Lefter Kokës në qeli, ish-ministri nuk gjendet në Shqipëri

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, të rikthehet në qeli, duke kundërshtuar vendimin e mëparshëm të Apelit të GJKKO-së, i cili e kishte liruar me argumentin se ishin tejkaluar afatet e paraburgimit.

SPAK ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar shqyrtimin e vendimit dhe rikthimin e masës së sigurisë me burg për Kokën.

Megjithatë, njoftimi zyrtar i këtij rekursi ka hasur në vështirësi, pasi ish-ministri nuk është gjetur në adresën e deklaruar. Ai dyshohet se ndodhet jashtë vendit, në Itali, ku më herët ka deklaruar se ka udhëtuar për arsye shëndetësore.

Lefter Koka u arrestua në vitin 2021 në kuadër të hetimeve për çështjen e inceneratorëve dhe akuzohet për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.

Pas katër viteve në burg, që prej 14 dhjetorit 2021, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u la i lirë në dhjetor të 2025.

Gjyqtari Bib Ndreca arriti në përfundimin se afatet e paraburgimit për inceneratorin e Fierit ishin tejkaluar dhe Koka duhej të lirohej menjëherë./ Zoom.al

Postime të lidhura