Aplikacion
Këngëtarja Soni Malaj, aktualisht pjesë e spektaklit Ferma VIP, ka ndarë disa detaje nga jeta e saj personale që kanë tërhequr vëmendjen e publikut.
Ajo ka folur për marrëdhënien me vajzën e saj, Anna, si dhe për raportin që ruan me ish-bashkëshortin, balerinin dhe aktorin italian Mirko. Edhe pse nuk janë më çift, Soni theksoi se ata kanë zgjedhur të mbajnë një marrëdhënie të shëndetshme dhe të respektueshme, duke vendosur në plan të parë mirëqenien e vajzës.
Një nga detajet që ngjalli më shumë interes ishte fakti se ata vazhdojnë të jetojnë në të njëjtën shtëpi në Itali. Këngëtarja sqaroi se bëhet fjalë për një vilë të madhe, e cila u mundëson të kenë hapësirat e tyre personale, pavarësisht se ndodhen nën të njëjtën çati.
”Me Mirkon gjithë ditën flasim, rrimë në një shtëpi në Itali. Nuk jemi bashkë, por vila është e madhe dhe takohemi nëpër shtëpi”, tregoi ajo.