Aplikacion
Gazetari Sokol Balla është paraqitur paraditen e kësaj të hëne (23 shkurt) në ambientet e Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, ku është marrë në pyetje në kuadër të dosjes që lidhet me Belinda Balluku.
Mësohet se Balla ka qëndruar për rreth dy orë në SPAK dhe më pas është larguar pa dhënë deklarata për mediat në lidhje me çështjet për të cilat është pyetur.
Ai është thirrur nga prokurori Dritan Prençi, i cili po heton çështjen ndaj Ballukut, në cilësinë e ish-bashkëshortit të saj. Zv/kryeministrja është pezulluar nga detyra, ndërsa SPAK ka kërkuar heqjen e imunitetit për t’i hapur rrugë procedurave të mëtejshme ligjore.
Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka nisur edhe një hetim pasuror ndaj ish-numrit dy të qeverisë. Ndërkohë, dyshohet se nga pasuria e Ballukut mund të ketë përfituar edhe ish-bashkëshorti i saj.