zoom

Aktualitet

SPAK kontrolle në banesën e Sokol Ballës

SPAK kontrolle në banesën e Sokol Ballës

SPAK po kryen veprime hetimore në lidhje me çështje që lidhen me ish-zëvendëskryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke përfshirë verifikime edhe ndaj personave të afërt me të.

Në kuadër të këtyre hetimeve është ushtruar kontroll edhe në banesën e gazetarit Sokol Balla, ish-bashkëshort i Ballukut. Më herët, ai është paraqitur në ambientet e SPAK për të dhënë shpjegime lidhur me disa transferta financiare jashtë vendit.

Autoritetet dyshojnë për përfitime financiare dhe pasuri të paluajtshme, ndërsa po verifikohen transaksione dhe lidhje të mundshme që lidhen me hetimin në zhvillim. Deri më tani nuk ka një akuzë zyrtare të bërë publike ndaj personave të përmendur.

Në vijim të procedurave, SPAK i është drejtuar gjykatës për autorizimin e këqyrjes dhe ekspertimit të pajisjeve elektronike të sekuestruara gjatë kontrolleve.

Paralelisht, janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë, përfshirë biznesmenë që kanë përfituar tendera publikë, në kuadër të hetimeve për procedura ndërtimi në Unazën e Madhe.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një qëndrim përfundimtar mbi çështjen.