zoom

Aktualitet

Imuniteti i Belinda Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e zv.kryeministres

Imuniteti i Belinda Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos sot për fatin e zv.kryeministres

Këshilli i Mandateve pritet të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e Prokuroria e Posaçme për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Vendimi për thirrjen e mbledhjes vjen disa ditë pasi Komisioni Europian i kërkoi Kuvendit që të trajtojë pa vonesa kërkesën e SPAK-ut.

Nëse miratohet heqja e imunitetit, autoriteteve do t’u hapet rruga për të vijuar me procedurat ligjore ndaj Ballukut, përfshirë masat e mundshme të sigurisë, si arrest me burg, arrest shtëpie apo kontroll banese.

Mbledhja zhvillohet pas vendimit të Gjykata Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e vendimit të Gjykata e Lartë që kishte shkarkuar zv/kryeministren nga funksionet publike.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Këshilli i Mandateve, i drejtuar nga Niko Peleshi, do të vendosë ta marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.

Postime të lidhura