zoom

Slider

Skënderbeu mundi me penallti Partizanin, moviola nxjerr gabimet e gjyqtarit Lata

Skënderbeu mundi me penallti Partizanin, moviola nxjerr gabimet e gjyqtarit Lata

Skënderbeu mposhti me shifrat 1-0 Partizanin në Koçë dhe hedh kandidaturën për “Final Four”. Sfida u vendos nga një penallti, por në tërësi ka patur disa prentendime lidhur me performancën e arbitrit.

Sipas “Panorama Sport”, penallti e akorduar me VAR qëndron, por gjyqtari Lata ka gabuar në disa episode të tjera.

32′ Cara në krahun e majtë mundohet të pasojë në qendër, Prençi devijon jashtë. Protesta te “demat”, që kërkojnë penallti për prekje topi me dorë, por gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë edhe pas konsultimit me VAR-in. Pamjet tregojnë për prekje në pjesën e supit, pa elementet e duhura për penallti. (VIDEO)

55′ Liço ndal Carën me duar në të majtën. Lata akordon vetëm faull, me pamjet që tregojnë se mesfushori korçar ka merituar të verdhin. E ka kapur për fyti kundërshtarin dhe nuk ka qenë i orientuar te topi.

58′ Në mesfushë Bytyçi ndërhyn rrezikshëm me taka ndaj Rashicës, që mbetet i shtrirë në tokë. Lata i jep direkt të verdhë mbrojtësit të Partizanit. Pamjet tregojnë se kjo ndërhyrje është në limitet e kartonit të kuq. Rashica heq topin dhe Bytyçi i “ngul” takën, pa prekur sferën. VARi dhe Lata duhej ta kishin shqyrtuar momentin.

78-81′ Liço rrëzohet në zonë pas një kontakti me Koçijan, teksa gjyqtari Lata bën shenjë për simulim. Më pas ai ftohet në VAR të shohë edhe një herë pamjet, ku Koçijan gjen këmbën e futbollistit vendës. Në fund Lata akordon penallti për Skënderbeun. E vështirë për t’u shquar në fushë nga kryesori, me VARin, që në këtë rast ka bërë ndërhyrjen e duhur. (VIDEO)