Aplikacion
Skënderbeu ka mundur Partizanin 1-0 dhe është kthyer përsëri në grupin e skuadrave pretendente për “Final Four” të Superiores.
Bardhekuqve i ka mjaftuar një gjuajtje e vetme në portë për këtë sukses nga Rashica, që përfundoi në rrjetë.
Partizani dominoi që në startin e sfidës, duke kërkuar vazhdimisht golin. Por mbrojtja e skuadrës së Skënderbeut ishte e vëmendshme dhe u mundua të mos lejonte hapësira para portierit Alia, i cili gjithsesi u bë vendimtar sidomos në pjesën e dytë me pritjet e tij ndaj Mba dhe Da Silva.
Ndërkohë, e vetmja gjuajtje në portë e Skënderbeut ishte pikërisht goli i Rashicës, i cili erdhi falë penalltisë së fituar nga Liço pas pakujdesisë së Koçijan.
Një penallti që i mjaftoi korçarëve për tri pikë dhe për të vazhduar serinë e fitoreve, që konfirmojnë se kjo skuadër mudn të jetë një rrezik serioz për çdo kundërshtar, edhe ata që kanë pretendime për trofeun. /zoom.al/
Meteorologia paralajmëron: Shqipërinë e pret një valë e fortë të nxehti, temperaturat deri në 40°C