zoom

Kinema & Netflix

Skena e përdhunimit tek filmi “Horizon” fut në telashe Kevin Costner

Skena e përdhunimit tek filmi “Horizon” fut në telashe Kevin Costner

Aktori i njohur Kevin Costner ka reaguar ashpër ndaj padisë së Devyn LaBella për filmin e tij Horizon: An American Saga – Chapter 2.

LaBella pretendon se Costner e detyroi të luante një skenë përdhunimi pa miratimin e saj, gjë që është e detyrueshme sipas kontratës.

Në dokumentet e dorëzuara në gjykatën e Los Angeles, Costner thotë se padia është një “gënjeshtër e hapur”, me qëllim dëmtimin e reputacionit të tij. Aktori kërkon që gjykata ta rrëzojë padinë për shkak të ligjit kundër intimidimit.

Foto nga skena te “Horizon”

LaBella pretendon se në datën 2 maj 2023, Costner improvizoi skenën ku personazhi i saj Juliette u përdhunua, një ditë pasi aktorja kryesore Ella Hunt kishte refuzuar të luante një skenë të ngjashme. Sipas padisë, LaBella nuk ishte paralajmëruar për këtë.

Padia kërkon dëmshpërblim për trauma të përhershme dhe ndërhyrje në të gjithë filmat e ardhshëm të Costner-it.

Costner ka luajtur së fundmi në serialin hit Yellowstone, një projekt mjaft të suksessshëm globalisht

Postime të lidhura