zoom

Aktualitet

Skandali me dosjet/ Çfarë u vodh dhe kujt në SPAK. “Hakerimi u krye nga një kullë qëndrore në Tiranë”

Skandali me dosjet/ Çfarë u vodh dhe kujt në SPAK. “Hakerimi u krye nga një kullë qëndrore në Tiranë”

Një skandal i madh po qarkullon në Tiranë pas vjedhjes së të dhënave të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit përmes hakerimit.

Nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar lidhur me këtë çështje, ndërsa në media po qarkullojnë informacione të shumta.

Çfarë ka ndodhur?

Disa javë më parë, pas mesnate raportohet se sistemi i alarmit në SPAK u aktivizua. Oficerët e BKH-së morën një sinjal telefonik që tregonte se dikush kishte hyrë në mënyrë të paautorizuar në rrjetin e tyre.

Ndër kompjuterët ku Arnold Rrokaj – i arrestuar për këtë ngjarje – kishte akses, ishin edhe ato të prokurorëve Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini. Këta tre hetues po punojnë mbi dosje të rëndësishme që përfshijnë raste nga krimi i organizuar deri te zyrtarët e dyshuar për korrupsion.

Menjëherë pas sinjalit të alarmit, agjentët e BKH-së dhe stafi i Teknologjisë së Informacionit u paraqitën në punë atë mesnatë. Nga hetimet rezultoi se autor i dyshuar këtij veprimi ishte Arnold Rrokaj, i cili thuhet se ka shpërndarë materialet e marra te Zambak Gjonaj, ish-zyrtar i burgut Vlorë dhe më pas te shokët dhe të njohurit e tij.

Disa nga këto materiale kanë përfunduar në celularin e ish-kreut të burgjeve, Agim Ismaili, si dhe te Dritan Palnikaj, më herët sekretar te Ministria e Arsimit dhe aktualisht sekretar në Ministrinë e Bujqësisë.
Ndër materialet e vjedhura nga email-et e prokurorëve ndodhen edhe ato që lidhen me zyrtarë të hetuar, çështjen e inceneratorëve dhe krimin e organizuar.

Falë ndërhyrjes në kohë, bëhet me dije se u parandalua aksesimi i rrjetit të laboratorit sekret dhe kompjuterëve të drejtuesve të SPAK-ut. Ky skandal dhe ndërhyrja e paautorizuar është ende duke u hetuar. Ndërsa disa materiale rezultojnë të kenë përfunduar edhe te telefona politikanësh.

Gazetarja Klodiana Lala ka thënë në emisionin “Opinion” se hakerimi ka ardhur nga një prej kullave qëndrore në Tiranë.

“Prokurorët përmes gjurmimit të celularëve kanë arrestuar në Kamzë Zambak Gjonin dhe më pas Arnold Rrokajn. Përmes gjurmimi të celularëve, ata kanë arritur të kuptojnë që hakerimi vinte nga një zyrë që ishtë në një nga kullat kryesore të Tiranës. Zyrë hakerimi! Ka dyshime që ka pasur edhe bashkëpunëtorë nga brenda. Kanë arritur përmes gjurmimit të celularëve, se kanë ndodhur brenda 24 orëve, kanë arritur të arrestojnë 2 personat. Janë ndaluar në flagrancë, u janë kapur celularët dhe u janë gjetur pajisje që përdoren për përgjim e hakerim. Dy janë sfidat kryesore, së pari kanë dalë të dhënat e një politikani, biznesmeni dhe një gruaje në administratë,”- u shpreh ajo./ Zoom.al

Postime të lidhura