zoom

Slider

Skandal në Francë, gjakoset trajneri Grosso! Ministri Darmanin: Janë arrestuar 9 persona

Skandal në Francë, gjakoset trajneri Grosso! Ministri Darmanin: Janë arrestuar 9 persona

Trajneri i Lionit, Fabio Grosso, pësoi një lëndim në kokë, pasi autobusi i ekipit u sulmua nga tifozët përpara ndeshjes kundër Marsejës.

Autobusi u godit rrugës për në “Stade Velodrome”, ku edhe iu thyen disa xhama.

Grossou lëndua nga rënia e copave të xhamit dhe kishte nevojë për trajtim mjekësor me fytyrën e tij të gjakosur.

Për shkak të këtij incidenti të paprecedentë, u vendos që ndeshja të shtyhej dhe të mos zhvillohej të dielën siç ishte planifikuar.

Një ditë pas incidentit, ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, konfirmoi arrestimin e nëntë personave.

“Këta njerëz duhet të dënohen ashpër. Që nga fillimi i sezonit kam ndaluar tre ndeshje jashtë fushe për tifozët e dhunshëm, duke përfshirë dy për ato të Marsejës. Le të ndalojmë dhunën në futboll. Nuk është normale të kemi 500 policë  për një ndeshje futbolli. Njerëzit hodhën kanaçe në një autobus, a mendoni se është përgjegjësi e policisë? Jo, është përgjegjësi e personit që hedh kanaçe në autobus”, tha Darmanin.

Momenti kur tifozët e Marsejës sulmojnë autobusin e Lionit, ku u gjakos edhe trajneri Fabio Grosso është bërë viral. /zoom.al/