zoom

Lajme

Sinead O’Connor u gjet e pajetë në banesën e saj, zbulohet shkaku i vdekjes së këngëtares

Sinead O’Connor u gjet e pajetë në banesën e saj, zbulohet shkaku i vdekjes së këngëtares

Është zbuluar shkaku i saktë i vdekjes së këngëtares Sinead O’Connor , një vit pasi ajo ndërroi jetë.

Këngëtarja irlandeze vdiq në moshën 56-vjeçare në korrik 2023. Ajo u gjet pa ndjenja në shtëpinë e saj në Herne Hill, në jug të Londrës dhe u shpall e vdekur në vendngjarje. Gjashtë muaj më vonë, në janar të këtij viti, mjekja deklaroi se këngëtarja e “Nothing Compares 2 U” vdiq nga shkaqe natyrale.

Megjithatë, siç raporton Irish Independent, certifikata e vdekjes së O’Connor – e cila u regjistrua nga ish-bashkëshorti i saj John Reynolds në Lambeth, Londër të mërkurën më 24 korrik – zbuloi se shkaku i saktë ishte sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD), një gjendje që shkakton vështirësi në frymëmarrje dhe astmë.

Në certifikatën e vdekjes thuhet se muzikanti vuante gjithashtu nga një infeksion në rrugët e frymëmarrjes.