Aplikacion
Simon Zereci është emëruar drejtor i përgjithshëm i Gardës së Republikës. Pas largimit të Ermal Onuzit në qershor 2025, Zereci u komandua në krye të Gardës, më pas Sami Kuti dhe sërish Zereci.
Pas ndryshimit të ligjit në muajin prill për emërimin e drejtorit të përgjithshëm të Gardës pa konkurs, por me emërim të drejtpërdrejtë, Zereci ka marrë emërimin këtë të martë.
Kujtojmë që më parë në fillim të vitit, kur ligji e përcaktonte që drejtuesi i Gardës duhej të zgjidhej me konkurs, ministria e Brendshme hapi garën, e cila dështoi. Edhe pse zhvilloi konkursin, Ministria doli në njoftimin se asnjë nga 8 kandidatët që aplikuan nuk ishte shpallur fitues, mes tyre kandidat ishte edhe Simon Zereci.
Që nga viti 2013 e në vijim, ka mbajtur funksionin e Komandantit të Njësisë Speciale në Gardën e Republikës.