zoom

Slider

Silvinjo “presion” Dukës nga Brazili për rinovimin: Duam të kapim dhe Botërorin!

Suksesi që arriti me Shqipërinë, duke kualifikuar kuqezinjtë në “Euro2024”, për më tepër si kokë grupi, ka bërë që Sylvinho të jetë ne qendër të vëmendjes edhe në mediat braziliane.

Sylvinho është rikthyer të flas për këtë arritje të madhe, për shortin në Evropian, por dhe për të ardhmen e tij teksa i lëshon një tjetër mesazh në distancë presidentin Duka:

“Është e drejtë të thuhet se është grupi më i vështirë. Ata janë të gjithë teorikisht më të fortë se ne. Ne do të testojmë forcën tonë. Këto janë tre skuadra që me siguri mund të themi se luftojnë për të shkuar sa më larg dhe për të fituar turneun.

Për ne është krenari kur njerëzit thonë ‘ka një Shqipëri të vështirë atje’. Ne u kualifikuam në vendin e parë dhe tani ata do të fillojnë të na kushtojnë vëmendje”, u shpreh fillimisht Sylvinho për mediat braziliane duke shtuar:

“Ajo që ne përpiqemi t’u përcjellim është ideja se ne do të luajmë në një Europian dhe duhet të përpiqemi të luajmë më shpesh. Pastaj, kush e di në të ardhmen, të arrijë një Kupë Bote. Kjo do të japë mundësi për të luajtur më shpesh, për të qenë më komod në këto kompeticione të rëndësishme”, theksoi Sylvinho. /ZOOM.AL/