Aplikacion
Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme, me intensitet të ulët deri mesatar, në pjesën më të madhe të territorit.
Në zonën e veriperëndimit, konkretisht në qarkun e Shkodrës, deri në orët e mesditës priten reshje me intensitet mesatar deri të lartë, kryesisht në formën e shtrëngatave, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Nga orët e pasdites e deri në mbrëmje vonë, në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, reshjet e shiut do të jenë me intensitet deri të lartë, në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve. Ndërkohë, në zonën e Alpeve dhe në relievet malore të verilindjes, në lartësitë mbi 1500 metra, priten reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare rreth 12 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdetare, veçanërisht në jug të vendit, ajo mund të arrijë shpejtësi deri në 24 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 4 deri në 6 ballë.
Këshilla: Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve, veçanërisht në zonat ku priten reshje intensive dhe erëra të forta. Drejtuesit e mjeteve duhet të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin zonat e përmbytura. Banorët pranë zonave bregdetare dhe malore këshillohen të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të shmangin daljet e panevojshme gjatë kushteve të motit të përkeqësuar./ Zoom.al
Shkolla nuk “vlen”, mbi 17 mijë persona me arsim të lartë nuk gjejnë punë, shumica të rinj