zoom

Aktualitet

Shtrohet në spital aktori Mehdi Malkaj, në reanimancion për shkak të problemeve me zemrën

Shtrohet në spital aktori Mehdi Malkaj, në reanimancion për shkak të problemeve me zemrën

Aktori i njohur Mehdi Malkaj është shtruar në spital, në reanimacionin e Kardiologjisë në QSUT.

Ai ka probleme me zemrën dhe po merr trajtimin e stafit mjekësor dhe po kryen ekzaminimet e nevojshme.

Mehdi Malkaj është shtruar në spital ditën e djeshme pas shqetësimeve që ka ndjerë në anën e majtë të kraharorit.

Dhimbjet aktorit iu shfaqën teksa ndodhej në spitalin e Traumës në Tiranë, duke vizituar një të afërm.

Ai ka marrë ndihmën e parë nga mjekët e Traumës dhe më pas është dërguar në pavionin e Kardiologjisë në QSUT.

Postime të lidhura