zoom

Lajme

Shqiptarët sfidojnë Ramën, rritet 1200% përdorimi i VPN për të hyrë në TikTok

Shqipëria urdhëroi më 13 Mars ISP-të të bllokonin TikTok në vendin tonë.

Por, pas vendimit të kryeministrit Edi Rama përdorimi i ProtonVPN nga shqiptarë është rritur 1200% mbi bazën vetëm në ditën e parë të ndalimit të rrjetit social.

Dhe ky numër po rritet ndërsa shqiptarët vazhdojnë të kërkojnë akses për të hyrë në TikTok.

Grafiku tregon regjistrimet ditore të VPN nga Shqipëria në %:

Vendimi i qeverisë:

Mbyllja e platformës “TikTok” në Shqipëri do të zgjas deri në momentin që kompania do të vendosë filtra. Po ashtu, në vendim theksohet se kompania duhet t’i vendosë këta filtra në gjuhën shqipe, në mënyrë që të shmangen përmbajtjet e dhunës apo bullizmi në këtë rrjet social.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 10, pika 1, 26, pika 1, 139, pika, 2, 174 e 177, pika 5, të ligjit nr.54/2024, ‘Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë’, të neneve 32, pika 4, 32/1, 42 e 46, të ligjit nr.97/2013, ‘Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar, si dhe të pikës 4, të nenit 27, të ligjit nr.18/2017, ‘Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës’, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, të ministrit të Arsimit dhe Sportit, të ministrit të Drejtësisë, të ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave vendosi ndërprerjen e aksesit në platformën ‘online’ ‘TikTok’ në territorin e Republikës së Shqipërisë, për një afat deri në 12 (dymbëdhjetë) muaj, me qëllim shmangien e ndikimeve negative dhe të problematikave sociale në tërësi, kryesisht në nxitjen e dhunës, veçanërisht te fëmijët, që sjellin probleme të zhvillimit psiko-social të tyre, si dhe mbrojtjen e të dhënave personale”, – thuhet në vendim.

Po ashtu, në vendim thuhet se pas vendosjes së filtrave të nevojshëm nga “TikTok”, mund të vendosen masa të reja ose të rishikohen masat në fuqi.

“Caktimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në cilësinë e përfaqësuesit të Këshillit të Ministrave, në bashkëpunim me autoritetet rregullatore sektoriale e nëpërmjet tyre, si dhe autoritetet e tjera, që përfshihen në këtë proces, për të komunikuar e negociuar me përfaqësuesit e platformës ‘online’ ‘TikTok’ dhe me përfaqësues të platformave të tjera ‘online’, për të adresuar problematikat në fushën e sigurisë publike dhe sociale në mjedisin digjital, duke përfshirë: operimin efektiv të sistemeve funksionale të verifikimit të moshës së përdoruesve të platformës, operimit të sistemeve të kontrollit prindëror lidhur me përmbajtjet, që dëmtojnë zhvillimin fizik, psikologjik ose moral të fëmijëve, shmangien e publikimit të materialeve me përmbajtje dhune, bullizmi, gjuhë urrejtjeje apo me fjalor të papërshtatshëm, përshtatjen e përdorimin e filtrave të moderimit për gjuhën shqipe dhe kulturën kombëtare”, – thuhet në VKM.

Postime të lidhura