Aplikacion
Në Shqipëri, aplikacioni Proton VPN ka fituar një popullaritet të jashtëzakonshëm javët e fundit, veçanërisht mes përdoruesve të telefonave Android dhe iOS. Ky aplikacion është bërë një mjet i domosdoshëm për ata që kërkojnë të aksesojnë platformën TikTok, e cila është bllokuar nga qeveria shqiptare me arsyetimin e mbrojtjes së të rinjve nga bullizimi dhe dhuna.
Proton VPN është një shërbim virtual privat që ofron siguri dhe privatësi të lartë për përdoruesit e tij. Ai lejon përdoruesit të fshehin adresën e tyre IP dhe të aksesojnë përmbajtje të bllokuar në rajonin e tyre. Me një ndërfaqe të thjeshtë dhe intuitive, Proton VPN është i lehtë për t’u përdorur dhe ofron një gamë të gjerë serverash në vende të ndryshme, duke e bërë të mundur bypass-in e censurës së vendosur nga qeveria shqitare.
Proton VPN raportoi më 13 mars të këtij viti se përdorimi i aplikacionit në Shqipëri u rrit me 1 200 % menjëherë pas bllokimit të TikTok nga qeveria Rama.
Qeveria argumenton se masa drastike e mbylljes së TikTok është ndërmarrë për të mbrojtur të rinjtë, por shumë politikanë, analistë e qytetarë të shumtë e e shohin këtë si një kufizim të padrejtë të të drejtave të tyre. Në këtë situatë, Proton VPN ka luajtur një rol të rëndësishëm duke u ofruar përdoruesve një mënyrë për të kapërcyer këto kufizime dhe për të ruajtur lirinë e tyre dixhitale.
Kryeministri Edi Rama, duke parë se vendimi i tij për të bllokuar TikTok dështoi, me gjetjen e zgjidhjes përmes Proton VPN, ka deklaruar disa herë se përdorimi i VPN-ve mund të jetë i dëmshëm, pasi përmes tyre hacker-at mund të vjedhin të dhënat e përdoruesve.
Por Proton VPN konsiderohet si një prej aplikacioneve më dobishëm për mbrojtjen e të dhënave personale dhe për të shmangur gjurmimin online. Funksione si Kill Sëitch, Split Tunneling dhe NetShield e bëjnë këtë aplikacion një zgjedhje të shkëlqyer për ata që kërkojnë siguri dhe privatësi në internet.
Me ndihmën që po jep në hapjen e faqeve dhe aplikacioneve të ndryshme që bllokohen kryesisht nga regjime autoritare, Proton VPN po shiihet si një simbol i rezistencës ndaj censurës dhe një mbrojtës i të drejtave dixhitale. /Zoom.al