zoom

Aktualitet

Shqiptarët preferojnë familjarët, jo bankën për të marrë borxh! Rriten shpenzimet, ulen të ardhurat

Shqiptarët preferojnë familjarët, jo bankën për të marrë borxh! Rriten shpenzimet, ulen të ardhurat

Sipas vrojtimit të bërë nga Banka e Shqipërisë për gjashtë muajt e  parë të vitit 2023, rezulton që shqiptarët preferojnë të marrin borxh nga familjarët dhe të afërmit e tyre. 43% e familjeve të anketuara pohojnë kështu. Ky tregues është në rritje nga një vit më parë.

37% e familjeve raportojnë se kanë marrë kredi bankarë në formë likuiditeti, karte ose overdraft. 20% kanë marr borxhë në formën e ‘mallit të papaguar’.

Qëllimi kryesor i huamarrjes mbetet konsumi, 37% të rasteve, ndikuar nga rritja e çmimeve në vend. Huaja për blerjen e një prone ose riparimi i saj 17% dhe për biznes në 15% të rasteve.

Dy format kryesore të pagesës së huasë vijojnë të mbeten pagesat me shumë të njëjtë çdo periudhë të caktuar muaj, 47% të rasteve.

Sipas peshës së borxhit ndaj të ardhurave, 70% e familjeve deklarojnë që kjo pagesë zë më pak se 30% të të ardhurave mujore. Nga ana tjetër, rreth 30% të familjeve deklarojnë se kjo pagesë e tejkalon 30% të të ardhurave dhe arrin deri në 50% të tyre. Për 7% të tyre borxhi shkon deri në 100% të të ardhurave.

Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2023, shpenzimet e familjeve shqiptare u rritën dhe të ardhurat u ulën, duke përkeqësuar dhe më shumë situatën financiare për ata me hua.

Rreth 59% e të përgjigjurve kanë deklaruar se “nuk presin të marrin hua të re në 6 muajt e ardhshëm”, ndërsa rreth 41% e tyre deklarojnë se e konsiderojnë mundësinë për të marrë/rimarrë një hua të re. Duke analizuar vetëm grupin e familjeve që planifikojnë të marrin një hua të re rezulton se rreth 57% e tyre janë “huamarrës të rinj”.